Sunday, November 25, 2012

100 vjet shqiperi

Dita e dyte e blogut tim.
Mesova ca truqe te reja tek kjo puna e blogut. Mendoj se po ja marr doren pak nga pak.

Tema me e diskutuar kuptohet qe eshte pavarsia e shqiperise keto dite dhe atmosfera qe na rrethon tani eshte pak a shume sic kemi cdo vit vitin e ri por kuptohet qe kjo eshte akoma me emocionale.
une per vete po e shijoj shume kte atmosfere me flamuj kuq e zi gjithandej , me njerez qe shprehen krenar per vendin e tyre dhe qe per here te pare pas shume kohesh nuk po degjoj debate politike , sharje ofendime se populli shqiptar eshte keshtu apo ashtu.
Kjo eshte tregues shume i qarte qe ne nuk jemi aspak popull injorant por popull inteligjent dhe dashamires, pavarsisht demkave qe na kane vene te tjeret ne baze te interesave te tyre personale!
Nuk para perfshihem ne te tilla situata por patriotizmi sme le te qendroj indiferente dhe keshtu edhe une me ndonje detaje tek tuk u perpoqa te jap sa me shume per kte 100 vjetor :)....sepse ne fund te fundit sa 100 vjetore feston nje shtet? :D....Vetem nje mesa di une :P dhe aq me pak nje 100 vjetor si i yni qe nje shtet kaq i vogel ka pasur njerez kaq te medhenj dhe ka vepruar me forcen si te nje shteti gjigand sepse qendruan te bashkuar pavarsisht 500 viteve te pushtimit osman apo qofte edhe 20 viteve te ardhjes se 'demokracise' ne pushtet qe edhe ajo ne vetvete mund te konsiderohet si nje lufte per te ruajtur identitetin e shtetit shqiptar.
Gjithsesi deshiroj ta mbyll shume shkurt kte shkrim dhe me nje fjali qe tingullon shume bukur:
JAM KRENARE QE JAM SHQIPTARE ! :))))

Saturday, November 24, 2012

Hi

Hmmm...aht po e nis me fjalen e bukur dhe te thjesht ..Pershendetje...
E di qe duhej te isha duke perdorur shkronjen e me dy pika qe te behej akoma me serioze por kjo tastiera ime nk i ka ato numrat anash tastieres...:/
gjithsesi ky eshte posti i pare qe shkruaj dhe po ju them qe se di se cfare po bej ende pasi edhe pse kam lexuar blogje pafund apo kam degjuar shume per to akoma sia kam idene se si perdoret...eshte pak a shume si puna e myspacit, e pata nje llogari per rreth 5 vitesh dhe kurr nuk mesova si ta perdor taman.
kjo ideja e blogut eshte shume e lezetshme ne fakt, na jep mundesine te behemi edhe ne si ato jashteshtetit qe shofim neper filma. :P
frymezimi te them te drejten me erdhi kur po rrija ne internet dhe duke ndejtur kot sepse spo dija as cte shikoja...aq e merzitur isha saqe hapa google-in dhe bera search: gjera interesante per te kerkuar ne internet :S...ky eshte me te vertet kulmi, por ne ate kohe mu kujtua qe kisha kohe pa pare filmat vizatimor me te cilat jam rritur dhe frymezuar kur kam qene e vogel dhe keshtu nisi edhe kjo :P nejse e di qe une kalova nga nje fjali tek tjetra pa shume lidhje dhe prandaj kte qe kam shkruajt as qe kam ndermend ta rilexoj pasi e di qe do pendohem dhe do e fshij te gjithen :P