Sunday, December 2, 2012

Pune , pune nate e dite!

Une jam e sigurt qe di ta perdor shume mire kompjuterin por si cdo gje e re po me duhet akoma edhe pak kohe te mesohem me blogun :P ...por te pakten nderkohe qe mesoj te merrem me timin shijoj gjerat qe shkruajne te tjeret neper blogjet e tyre.
kjo pjesa e post views me duket interesante pasi mua me thote qe kam pasur edhe nje shikues nga portogalia :D...apo...po po e kam nje shikues nga portugalia :P
Kjo jave qe kemi pasur pushim nga shkolla te them te drejten ka qene nje shperblim me vete.
E keni paraysh kur lodhesh? kur lodhesh fizikisht, psikologjikisht dhe ti fillon e humbet dhe behesh mekanike, ben cdo gje si nje robot...pffff nk eshte aspak ndiesi e bukur..
Te besh pune dhe shkolle bashke eshte nje stermundim por ia vlen per te ardhmen tende..
Puna te jep mundesine te krijosh nje profil tendin, te perballesh me situata te ndryshme dhe mbi te gjitha te ndihmon te krijosh nje pavarsi tenden ekonomike qe eshte shume e rendesishme per mua, them per mua pasi njoh plot persona qe jane shume te lumtur te marrin ate cfare e kane te gatshme.
Ama nje gje jua garantoj qe nuk eshte aspak e lehte...dhe vijne disa momente kur duket sikur do te shperthesh sikur po cmendesh. Ke nevoje vetem te shfryhesh , te behesh njeri pesimist dhe demoralizues edhe per te tjeret qe te rrethojen.
epo une e kalova ate faze para fare pak castesh dhe nuk ndihesha aspak e lumtur nqs nk arrija te ua percillja negativitetin tim te gjithve...Fatmirsisht kam njerez qe me qendruan prane dhe shume veta bene sikur se vinin re budallekun tim te pajustifikuar. :P
Ama nuk ishte gjeja me e keqe qe mund te me ndodhte pasi u clodha, bera pushim edhe pse e di qe tani do i rikthehem normales me shume gjera te bera stive nga ato dite pushimi. Por te pakten jam me energji te reja dhe energji pozitive :)...U frymezova pasi lexova dicka qe thoshte qe pesimizmi eshte justifikimi qe perdor per te shpetuar nga dicka qe perton ta besh...epo dicka e ngjashme tani se kujtoj shume mire :P
 Tani do me duhet ti rikthehem montonise edhe pse e mendoj dhe nuk e kuptoj qellimin e te jetuarit nje jete monotone...Te jetosh sepse duhet!

Sunday, November 25, 2012

100 vjet shqiperi

Dita e dyte e blogut tim.
Mesova ca truqe te reja tek kjo puna e blogut. Mendoj se po ja marr doren pak nga pak.

Tema me e diskutuar kuptohet qe eshte pavarsia e shqiperise keto dite dhe atmosfera qe na rrethon tani eshte pak a shume sic kemi cdo vit vitin e ri por kuptohet qe kjo eshte akoma me emocionale.
une per vete po e shijoj shume kte atmosfere me flamuj kuq e zi gjithandej , me njerez qe shprehen krenar per vendin e tyre dhe qe per here te pare pas shume kohesh nuk po degjoj debate politike , sharje ofendime se populli shqiptar eshte keshtu apo ashtu.
Kjo eshte tregues shume i qarte qe ne nuk jemi aspak popull injorant por popull inteligjent dhe dashamires, pavarsisht demkave qe na kane vene te tjeret ne baze te interesave te tyre personale!
Nuk para perfshihem ne te tilla situata por patriotizmi sme le te qendroj indiferente dhe keshtu edhe une me ndonje detaje tek tuk u perpoqa te jap sa me shume per kte 100 vjetor :)....sepse ne fund te fundit sa 100 vjetore feston nje shtet? :D....Vetem nje mesa di une :P dhe aq me pak nje 100 vjetor si i yni qe nje shtet kaq i vogel ka pasur njerez kaq te medhenj dhe ka vepruar me forcen si te nje shteti gjigand sepse qendruan te bashkuar pavarsisht 500 viteve te pushtimit osman apo qofte edhe 20 viteve te ardhjes se 'demokracise' ne pushtet qe edhe ajo ne vetvete mund te konsiderohet si nje lufte per te ruajtur identitetin e shtetit shqiptar.
Gjithsesi deshiroj ta mbyll shume shkurt kte shkrim dhe me nje fjali qe tingullon shume bukur:
JAM KRENARE QE JAM SHQIPTARE ! :))))

Saturday, November 24, 2012

Hi

Hmmm...aht po e nis me fjalen e bukur dhe te thjesht ..Pershendetje...
E di qe duhej te isha duke perdorur shkronjen e me dy pika qe te behej akoma me serioze por kjo tastiera ime nk i ka ato numrat anash tastieres...:/
gjithsesi ky eshte posti i pare qe shkruaj dhe po ju them qe se di se cfare po bej ende pasi edhe pse kam lexuar blogje pafund apo kam degjuar shume per to akoma sia kam idene se si perdoret...eshte pak a shume si puna e myspacit, e pata nje llogari per rreth 5 vitesh dhe kurr nuk mesova si ta perdor taman.
kjo ideja e blogut eshte shume e lezetshme ne fakt, na jep mundesine te behemi edhe ne si ato jashteshtetit qe shofim neper filma. :P
frymezimi te them te drejten me erdhi kur po rrija ne internet dhe duke ndejtur kot sepse spo dija as cte shikoja...aq e merzitur isha saqe hapa google-in dhe bera search: gjera interesante per te kerkuar ne internet :S...ky eshte me te vertet kulmi, por ne ate kohe mu kujtua qe kisha kohe pa pare filmat vizatimor me te cilat jam rritur dhe frymezuar kur kam qene e vogel dhe keshtu nisi edhe kjo :P nejse e di qe une kalova nga nje fjali tek tjetra pa shume lidhje dhe prandaj kte qe kam shkruajt as qe kam ndermend ta rilexoj pasi e di qe do pendohem dhe do e fshij te gjithen :P